2014-10-03 15:22:05

Papa: familja është pasurim, të vlerësohen eksperiencat e ndryshme


Papa Françesku kërkon vlerësimin e familjes si pasurim e thesar baritor dhe bashkëpunimin e ipeshkvijtë me to. T’u kushtohet “vëmendje” rritjes e lulëzimit të “eksperiencave interesante” – të fejuarve, qifteve, prindërve që kujdesën përkohësisht për fëmijët e të tjerëve, familjeve të impenjuara në fushën sociale e në politikë, - të pranishme në Evropës. Gjithçka të bëhet me “shpirtin e përvujtërisë e të dialogut të sinqertë”. Kështu u tha mes tjerash Papa Françesku pjesëmarrësve të asamblesë plenare të Këshillit të konferencave ipeshkëvnore të Evropës (CCEE), gjatë audiencës së mbajtur sot paradite në sallën e Konçistorit në Vatikan. Kujtojmë se Asambleja e ipeshkvijve evropianë që filloi punimet dje ka për temë “Familja dhe e ardhmja e Evropës”.
Kjo asamble, komentoi Ati i Shenjtë, është “rast i çmueshëm për të reflektuar së bashku se si mund të vlerësohet familja, si thesar e burim i çmueshëm për përtëritjen baritore”. “Më duket më rëndësi – shtoi Papa – që barinjtë shpirtëror dhe familjet të punojnë së bashku, me përvujtëri e dialog të sinqertë, në mënyrë që bashkësitë kishtare të famullive të bëhen “familja e familjeve”.
Papa në vijim përmendi edhe lulëzimin e eksperiencave interesante “brenda Kishave vendore të veçanta, eksperienca që meritojnë vëmendje e vlerësim për një rritje të frytshme të bashkëpunimit”, e citoi: “të fejuarit që jetojnë seriozisht përgatitjen e tyre për martesë; qiftet e martuar që pranojnë fëmijët e të tjerëve në besim të përkohshëm apo në adoptim; grupet e familjeve në bashkësitë famullitare apo në lëvizjet kishtare që ndihmojnë njëra-tjetrën në udhën e jetës e të fesë. Ka edhe eksperienca tjera të ndryshme në veprimtarinë baritore të familjeve dhe impenjime në politikë e shoqëri në mbështetje të familjeve, si të atyre familjeve që jetojnë jetën martesore të rregullt, si edhe ato që janë të përshkuara nga problemet apo prishjet”. “Është e rëndësishme – porositi Papa – t’i konsiderojmë e shqyrtojmë mirë këto eksperienca domethënëse të pranishme në jetën e burrave e grave të kohës sonë”, duke pasur mirëkuptim ndaj familjeve në përgjithësi e në mënyrë të veçantë ndaj atyre që janë vështirësi.







All the contents on this site are copyrighted ©.