2014-09-28 13:28:46

Bijtë e don Boskos nisen nëpër botë si misionarë


Në kuadrin e kremtimeve për 200-vjetorin e lindjes së shën Gjon Boskos, të rinjtë dhe familja saleziane u mblodhën së bashku me Rektorin e Madh të Salezianëve, don Angel Fernandez Artime, i cili përsëriti gjestin e don Boskos më 11 nëntor 1875, kur dërgoi misionarët e parë në Patagoni. Në fund të takimit, pas kremtimit të meshës, don Artime u dorëzoi salezianëve, motrave të Zojës Ndihmëtare e vullnetarëve laikë kryqin e misionarit e i dërgoi nëpër botë për të përhapur Fjalën e Krishtit.








All the contents on this site are copyrighted ©.