2014-09-25 13:44:54

Çelësi i fjalëve të Kishës: letra e shën Gjon Palit II për familjet


Në rubrikën Çelësi i fjalëve të Kishës, vijojmë leximin e letrës së Shën Gjon Palit II drejtuar familjeve, në pritje të sinodit të jashtëzakonshëm me këtë temë, që fillon në Vatikan më 5 tetor. Në fragmentin e sotëm flitet për kërkesat e dashurisë.RealAudioMP3
Ajo dashuri të cilës Pali i ka kushtuar himnin në letrën e parë drejtuar Korintasve - ajo dashuri, që është e durueshme, e mirë dhe që duron gjithçka (1Kor 13, 4.7) - është sigurisht plot me kërkesa. Por pikërisht për këtë arsye është e bukur: sepse, duke pasur kërkesa përbën të mirën e vërtetë të njeriut dhe e rrëzaton tek të tjerët. E mira, në fakt, thotë Shën Toma, është për vetë naturën e saj përhapëse.
Dashuria është e vërtetë kur krijon të mirën e personave dhe të bashkësive: e krijon dhe ua jep të tjerëve. Sepse dashuria ka kërkesat e veta. I ka në çdo rrethanë njerëzore; i ka edhe më shumë nëse është e hapur ndaj Ungjillit. A nuk kumton pikërisht këtë gjë Krishti me urdhërimin e tij? Duhet që njerëzit e sotëm ta zbulojnë këtë dashuri plot me kërkesa, se pse aty gendet themeli vërtet i fortë i familjes, themeli që mund të durojë gjithçka. Sipas Apostullit, dashuria nuk mund të durojë gjithçka , nësë ka smirë, nëse krenohet, nëse mungon respekti. Dashuria e vërtetë, mëson shën Pali, është ndryshe: "beson gjithçka, shpreson gjithçka, duron gjithçka". Pikërisht kjo dashuri duron gjithçka. Vepron me anë të saj vetë forca e fuqishme e Hyjit, që është dashuri. Vepron fuqia e Krishtit, Shpëtimtar i njeriut e shëlbues i botës.
Duke medituar kapitullin 13 të letrës së parë drejtuar Korintasve, ecim në udhën që na bën të kuptojmë në mënyrën më të drejtpërdrejtë e mbresëlënëse të vërtetën e plotë për qytetërimin e dashurisë. Asnjë tekst tjetër biblik nuk e shpreh këtë të vërtetë më thjesht e më thellë sesa himni i dashurisë.
Rreziqet që e kërcënojnë dashurinë përbëjnë kërcënim edhe për qytetërimin e dashurisë, sepse ndehmojnë gjërat që mund ta kunërshtojë. Le të menojmë egoizmin, para së gjithash, por jo vetëm egoizmin e individit. Ekziston edhe egoizmi i çiftit ose, në një rreth më të gjerë, egoizmi shoqëror, për shembull ai i klasave apo i kombeve (nacionalizmi). Egoizmi, në çdo formë të veten, i kundërvihet drejtpërdrejt e rrënjësisht qytetërimit të dashurisë. A duam të themi me këtë se dashuria duhet përkufizuar si kundër-egoizëm? Do të ishte një përkufizim tepër i varfër e vetëm negativ, edhe pse është e vërtetë se, për të realizuar dashurinë dhe qytetërimin e dashurisë duhen tejkaluar format e ndryshme të egoizmit. Është më e drejtë të flasim për altruizmin si antiteza e egoizmit. Por koncepti i dashurisë, që ilustron shën Pali është edhe më i pasur e i plotë. Himni i dashurisë, në letrën e parë drejtuar korintasve, mbetet Magna charta e qytetërimit të dashurisë. Në të nuk flitet vetëm për disa shfaqje të veçanta (egoizmi apo altruizmi), por për pranimin rrënjësor të konceptit të njeriut si person, që e gjen veten duke e dhuruar sinqerisht vetveten. Dhurata, kuptohet, është për të tjerët. Kjo është përmasa më e rëndësishme e qytetërimit të dashurisë.
Kemi hyrë, kështu, tek thelbi i të vërtetës ungjillore për lirinë. Personi e përsos vetveten duke e ushtruar lirinë me anë të së vërtetës. Liria nuk mund të kuptohet si mundësi për të bërë gjithçka: ajo do të thotë dhurim i vetvetes. Edhe më shumë: do të thotë disiplinë shpirtërore për dhurim.në koceptin e dhuratës nuk gjendet vetëm nisma e lirë e subjektit, por edhe përmasa e detyrimeve. Gjithçka realizohet me anë të bashkimit të personave. Kembi arritur, kështu, në zemrën e çdo familjeje.
Jemi në gjurmët e antitezës ndërmjet individualizmit e personalizmit. Dashuria, qytetërimi i dashurisë, lidhet me personalizmin. Pse pikërisht me personalizmin? Sepsepse individualizmi e kërcënon qytetërimin e dashurisë? Çelësin e përgjigjes e gjejmë në thënien konciliare: "dhuratë e sinqertë". Individualizmi kërkon që liria të përdoret duke e lejuar subjetin të bëjë çfarë të dojë vetë, duke e caktuar ai vetë të vërtetën e asaj që i pëlqen dhe i nevojitet. Nuk pranonqë të tjerët të duan apo të kërkojnë dicka prej tij në emër të së vërtetës objektive. Nuk dëshiron t'i japë dikujt tjetër në bazë të së vërtetës, nuk dëshiron të bëhet dhuratë e sinqertë. Individualizmi mbetet egocentrik dhe egoist. Me personalizmin, antiteza nuk lind vtëm në teori, por në truallin e ethos-it. Ethos-i i personalizmit është altruizmi: e shtyn personin të bëhet dhuratë për të tjerët dhe ta gjejë gëzimin tek vetëdhurimi. Ky është gëzimi për të cilin flet Krishti.







All the contents on this site are copyrighted ©.