Thirrje e Atit të Shenjtë: bashkësia ndërkombëtare të ndihmojë vendet e goditura nga
Ebola
Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa bëri thirrje për të sëmurët nga virusi
Ebola: “Mendimi im
shkon tani në ato vende të Afrikës, që po vuajnë për shkak të epidemisë së Ebolës.
Jam afër shumë njerëzve, të goditur nga kjo sëmundje e tmerrshme. Ju ftoj të lutemi
për ta e për sa kanë humbur kaq tragjikisht jetën. Uroj të mos mungojë ndihma e nevojshme
e bashkësisë ndërkombëtare për të lehtësuar vuajtjet e këtyre vëllezërve dhe motrave
tona. Për këta vëllezër e motra të sëmura t’i lutemi Zojës…Falemi Mari…”.