2014-09-24 15:20:01

Papa Françesku: Shqipëria, shembull për vendet e tjera


Edhe gjatë përshëndetjeve në gjuhë të ndryshme, kur u foli polakëve, biri i të cilëve, shën Gjon Pali II, ishte papa i parë që vizitoi Shqipërinë pas komunizmit, Ati i Shenjtë, duke pasur në mendje gjithë kombet, tha:RealAudioMP3
“Vëllezër e motra, ju jam shumë mirënjohës për mbështetjen shpirtërore gjatë shtegtimit tim në Shqipëri. Pas viteve të regjimit ateist, të persekutimeve, ky vend gëzon sot bashkëjetesën paqësore ndërmjet besimtarëve me fe të ndryshme. Qoftë ai shenjë për kombet e tjera, që jetojnë në gjendje lufte, në mënyrë që të heqin dorë nga urrejtja e në dialog të ndërsjellë, të gjejnë udhët e pajtimit. Hyji ju dhëntë mundësinë të gjithëve të gëzojnë paqen e plotë, dhuruar nga Zoti ynë Jezu Krishti. Ju bekoj nga zemra”.








All the contents on this site are copyrighted ©.