2014-09-21 09:25:53

Papa është në Tiranë


Papa Françesku arriti në Shqipëri. Avioni papnor preku tokën shqiptare në aeroportin “Nënë Tereza”. Për pritjen zyrtare, në aeroport kishte dalë kryeministri Edi Rama. Nga aeroporti, Françesku u nis drejt Pallatit Presidencial.
Në orën 09.30 nisi ceremonia e mirëseardhjes në oborrin e Pallatit Presidencial, me
vizitën e mirësjelljes Presidentit të Republikës, në studion e gjelbërt.
Në orën 10.00, takimi me autoritetet në sallonin e pritjes së Pallatit Presidencial, ku Papa i drejtoi përshëndetjen e parë kombit shqiptar. Gjatë ditës e presin shumë takime e veprimtari, ndërmjet të cilave, Mesha Shenjte, në orën 11.00 e, pasdite, takimi me krerët fetarë dhe emërtimet e tjera të krishtera. Françesku është në Shqipëri për të nderuar martirët, bij të një populli të martirizuar e për t’ia paraqitur mbarë botës Shqipërinë, si model të bashkëjetesës paqësore ndërmjet feve. Filloi, kështu, shtegtimi apostolik i Papës së dytë në trojet shqiptare.











All the contents on this site are copyrighted ©.