Mbrëmësoret në Tiranë: homelia e Papës, bisedë e përzemërt me grigjën
Në orën 17.00 Papa shkoi në Katedralen e Shën Palit, ndërtuar pas diktaturës e kushtuar
më 26 janar 2002, ku kremtoi lutjet mbrëmësore, me meshtarë, rregulltarë, rregulltare,
seminaristë dhe me lëvizjet e laikëve.“Përgatita disa fjalë për ju, për t’jua thënë,
e do t’ia dorëzoj kryeipeshkvit që ai, më pas, t’jua japë të përkthyera. Por tani
mendoj t’ju drejtoj një gjë tjetër”- u tha. Në vijim, biseda, në shërbimin e së
dërguarës sonë në Tiranë Klaudia Bumçi: