2014-09-17 15:39:48

Së shpejti do të shpallen shenjtorë Adelaide Brando e Giuseppe Vaz, aspostull i Sri Lankës


Papa Françesku priti sot kardinalin Anxhelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve për të autorizuar dikasterin të shpallë dekretet për dy shenjtorë e dy të lum të rinj.
Dy shenjtorët do të jenë e Lumja napoletane Maria Kristina e Zojës së Papërlyer, në shekull Adelaide Brando, themeluese e Kongregatës së Motrave të Jezusit në Sakrament dhe Giuseppe Vaz, prift i oratorit të Shën Filip Nerit, themelues i Oratorit të Shëna Krygjës së Mrekullive në qytetin e Goas.Të lumë, Shërbëtori i Nderuar i Hyjit, Pio Alberto del Corona, i vëllezërve predikatarë, themelues i Motrave Domenikane të Shpirtit Shenjt dhe Shërbëtorja e Nderuar e Hyjit, Maria Elizabeta Turgeon, themeluese e Kongregatës së Zojës Rruzare.







All the contents on this site are copyrighted ©.