2014-09-17 11:30:00

Papa përshëndet shqiptarët, në prag të vizitës në Tiranë


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa foli për udhëtimin në Shqipëri, të dielën, më 21 shtator:
“Të dielën e ardhshme, me ndihmën e Hyjit, do të shkoj në Shqipëri. Vendosa ta vizitoj këtë vend, sepse ka vuajtur shumë, për shkak të regjimit të tmerrshëm ateist, ndërsa tani po realizon bashkëjetesën paqësore ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare. Përshëndes me dashuri që tani popullin shqiptar dhe e falënderoj për përgatitjen e kësaj vizite. U kërkoj të gjithëve të më shoqërojnë me lutje, me ndërmjetësimin e Zojës së Këshillit të Mirë. Faleminderit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.