2014-09-15 18:43:32

Sri Lanka: hapet faqja e internetit për vizitën e Papës


U hap në rrjet faqja zyrtare për vizitën e Papës Françesku në Sri Lanka më 13-15 janar (). Faqja është e vizitueshme në gjuhen angleze dhe, përveç biografisë e disa fotografive të Atit të Shenjtë, përmban njoftime në lidhje me Kishën srilankeze, mesazhet e mirëseardhjes nga ana e Kardinalit Ranjith, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të këtij vendi aziatik, dhe nga ana e nuncit apostolik, Imzot Pierre Nguyen Van Tot. Bashkë me logon paraqitet edhe motoja e vizitës: “Me qëndrue në dashuri” (abide in love). Deri më 13 janar, faqja do të përditësohet rregullisht, me lajmet e fundit në lidhje me përgatitjet paraprake.








All the contents on this site are copyrighted ©.