2014-09-15 18:43:00

Rubrika: Papa Françesku në Tiranë, më 21 shtator: Kisha e populli, në pritje…


Nga Dioqeza e Tivarit – në atë të Kosovës, në pritje… Ndonëse mund të themi se shqiptarët e Kosovës e kanë nisur tashmë shtegtimin me lutje drejtuar Hyjit, që vizita e Papës në Shqipëri t’i përforcojë të gjithë në fe, shpresë e dashuri. Me armën e lutjes në brez përgatiten të vihen për udhë drejt Tiranës, realisht e simbolikisht, shenjë e qartë e dashurisë dhe e besnikërisë shumëshekullore ndaj Selisë së Shenjtë e Pasardhësit të Shën Pjetrit, Papës Françesku. Për këtë atmosferë, ndërmjet pritjes e shtegtimit, flet sot mëkëmbësi i Kishës katolike në Kosovë, në mikrofonin tonë. Të dëgjojmë pjesën e parë të intervistës së don Lush Gjergji:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.