2014-09-13 15:13:23

Gjon Pali II: lutje Hyjit, për të rënët


Lulëzoftë paqja e dhuruar nga Biri yt!RealAudioMP3
O Hyj i etërve tanë, Atë i të gjithëve,
që në Birin tënd Jezus, Princin e paqes,
paqe u kumton të afërmve të largtëve,
për t’i ribashkuar njerëzit e çdo race e të çdo fisi
në një familje të vetme:
ne po të lutemi t’u dhurosh
jetën e pa mort në paqen tënde,
të rënëve të të gjitha fronteve,
që pushojnë nën rrasa, e shumta pa emër,
në trojet që i mbrujtën me gjak.
Flijimi i tyre e heroizmi i tyre
ngjallin në zemra mirënjohjen,
ndezin në shpirtra idealet e mëdha të lirisë
ushqejnë dashurinë për tokën mëmë,
zgjojnë ndjesi tolerance,
gjithnjë larg dhunës
gjithnjë, pranë paqes.
Prandaj, në bashkim me Marinë,
Nënën e Jezusit,
të lutemi, o Atë,
që kushdo ngjit këmbët e shkallës
së kësaj varreze-shenjtërore,
të shndritet nga shpirti i Birit tënd,
e të ndjejë në zemër thellë
etje për paqe
respekt për të gjitha krijesat!
Shndriti, o Zot, prijësit e kombeve
që në dritën e mësimeve të historisë,
të mos ia besojnë kurrë më luftës,
detyrën për të zgjidhur problemet
e bashkëjetesës ndërmjet popujve.
Paqja, dhuruar nga yt Bir, i kryqëzuar e i ngjallur,
lulëzoftë në rrugët tona
u ngjalltë sot burrave e grave
shijen t’i përkryejnë këto vlera,
që s’ njohin perëndim,
e ndërtojnë Mbretërinë Tënde.
Amen!










All the contents on this site are copyrighted ©.