2014-09-12 14:46:01

Papa do të shkojë në Turqi


Sot paradite Selia e Shenjtë mori ftesën zyrtare nga ana e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për një vizitë të Papës Françesku në vend. Njoftimin e dha drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi.“Do të nisin, prandaj, shtoi zëdhënësi i Vatikanit, përgatitjet për shtegtimin, në ditët e fundme të nëntorit, por zgjatja dhe programi janë ende për t’u përcaktuar”.








All the contents on this site are copyrighted ©.