2014-09-12 10:18:30

Lutja e Françeskut Familjes Shenjte


Jezus, Mari, Jozef,RealAudioMP3
në ju kundrojmë
shkëlqimin e dashurisë së vërtetë,
e plot besim
ju drejtojmë lutjen tonë:

“Familje e Shenjtë e Nazaretit,
bëji edhe familjet tona,
strehë bashkimi, çenakuj urate,
shkolla të vërteta Ungjilli
Kisha të vogla shtëpiake!

Familje e Shenjtë e Nazaretit,
premto që në familje
të mos ketë kurrë më
dhunë, errësirë, përçarje:
kushdo qoftë i plagosur a i shkandulluar,
pastë hirin e ngushëllimit e të shëndetit.

Familje e Shenjtë e Nazaretit,
Sinodi i ardhshëm i Ipeshkvijve,
bëftë që të gjithë ta kuptojnë
paprekshmërinë e familjes,
shenjtërinë e familjes,
e ta shikojnë të gjithë
bukurinë e saj në planin e Zotit.

Jezus, Mari, Jozef,
dëgjojeni lutjen tonë. Amen”.









All the contents on this site are copyrighted ©.