2014-09-10 16:52:00

Rubrika: Papa Françesku në Tiranë, më 21 shtator: Kisha e populli, në pritje…


Atmosferën e pritjes, që vijon të bëhet gjithnjë më festive në Shqipëri, në prag të vizitës së Papës Françesku, e sjell sot në programin tonë Nëna e Motrave Bazilìane, Elena Lulashi. Kur Gjon Pali II shkelte në trojet shqiptare, ajo quhej Regjina, ishte vajzë e re shembullore, bijë e një familjeje, që i dhuroi Kishës një Martir, atë Lekë Sirdanin e një dëshmitar feje e historian të shquar, atë Marin Sirdanin. Nën diktaturë, i kishte të gjitha rrugët e mbyllura. Nën Shenjën e Kryqit, sot është e para murgeshë shqiptare që drejton një institut rregulltar të Kishës katolike universale. Kjo është Nënë Elena, në mikrofonin tonë. Pjesa e parë e intervistës:RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.