2014-09-09 11:57:19

Mesazhi i Papës për familjen e gazetarit Steve Joel Sotloff


Papa Françesku u dërgoi mesazh ngushëllimi familjarëve të gazetarit Jteven Joel Sotloff, të cilin koke xhihadistët e të të ashtuquajturit Shteti Islamik e vranë me prerje. Papa, në mesazhin e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit më 5 shtator, shpreh dhimbjen e tij të thellë për “vdekjen tragjike” të reporterit, shpirti i të cilit është në duart e Zotit, dhe premton lutjet e veta për ata që la në vaj.
Ati i Shenjtë u bën thirrje “të gjithë njerëzve ta përjashtojnë dhunën, sulmin dhe mungesën e mëshirës, si edhe i kërkon secilit të lutet e të punojë për faljen, shërimin dhe paqen”.








All the contents on this site are copyrighted ©.