Ngushëllimet e Papës për tri rregulltaret italiane, vrarë në Burundi
Papa shpreh dhimbjen për vdekjen e tri motrave saveriane italiane, në kuvendin e tyre,
në Burundi, në zemër të asaj Afrike, së cilës i kishin kushtuar jetën si misionare
për t’i ndihmuar të fundmit, në emër të Ungjillit. Motër Luçia Pulici, motër Olga
Raschietti e motër Bernardetta Bugiarna u vranë dje, në kuvendin e tyre, në zonën
e Kamenges, në atë që duket se ishte provë për plaçkitje e që përfundoi me gjak. Në
dy telegrame, një drejtuar nuncit apostolik në Bujumbura, imzot Evariste Ngoyagoye,
e tjetri, Eprores së përgjithshme të Misionareve Saveriane, motër Ines Frizza, Papa
pohon se u prek thellë nga vdekja e tyre tragjike dhe uron që gjaku i derdhur të
bëhet farë shprese për vëllazërimin e vërtetë ndërmjet popujve. Françesku siguron
se lutet për këto dëshmitare bujare të Ungjillit”.
Ende të errta, shkruhet
në faqen e internetit të dioqezës së Parmës, të cilit i përkisnin rregulltaret, rrethanat
e kësaj ngjarjeje, me sa duket, përfundim tragjik i provës së një njeriu me të meta
mendore, për të hyrë në kuvend. I menjëhershëm, konfirmimi i Farnezinës, shoqëruar
me një mesazh ngushëllimi nga ana e ministres Federica Mongherini, përfaqësuese e
ardhshme e lartë e BE-së për politikën e jashtme, pasuar nga ftesa e Kongregatës
Saveriane për t’u lutur për shpirtin e rregulltareve të pëvuajtura, të forta, të kushtuara
plotësisht së mirës së të gjithëve, në emër të Krishtit.