2014-09-05 15:52:49

Në program, takimi i kardinalit Müller me imzot Fellay


Kardinali Gerhard Ludwig Müller, prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, do të takohet, në të ardhmen, me imzot Bernard Fellay, epror i Vëllazërisë Meshtarake të Shën Piut X. E konfirmon takimin drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi, duke saktësuar se data do të caktohet në të ardhmen.Kardinali gjerman është edhe kryetar i Komisionit Papnor “Ecclesia Dei”, i ngarkuar për të lehtësuar bashkimin e plotë të atyre, që lidhen me vëllazërinë, themeluar nga imzot Lefebvre e që dëshirojnë të mbeten të bashkuar me pasardhësin e Shën Pjetrit, në Kishën katolike, duke ruajtur traditat e tyre shpirtërore e liturgjike.







All the contents on this site are copyrighted ©.