2014-09-05 15:52:17

Lufta kundër varfërisë, në takimin e Papës me presidentin e Panamasë


Papa Françesku u takua sot me presidentin e Republikës së Panamasë, Juan Carlos Varela Rodrígues, i cili më pas bisedoi me sekretarin e Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Dominik Mambertí, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.
“Gjatë bisedimeve, në një atmoferë të përzemërt, njofton Salla e Shtypit e Vatikanit, u vu theksi posaçërisht mbi bashkëpunimin ndërmjet Kishës e Shetit për përballimin e disa problematikave shoqërore, posaçërisht ata, që kanë të bëjnë me të rinjtë, me të varfrit e me njerëzit më të ligshtë. Së fundi, u cekën edhe disa çështje rajonale, në perspektivë të Takimit VII të rangut të lartë të Amerikave, si edhe të disa problematikave ndërkombëtare, duke vënë në dukje angazhimin e vendit për paqen”.








All the contents on this site are copyrighted ©.