2014-09-03 11:35:23

Papa, të krishterëve të persekutuar: Kisha krenohet me bij si ju!


Gjatë audiencës së përgjithshme, Papa përshëndeti shtegtarët e gjuhës arabe, posaçërisht të ardhurit nga Iraku. Ja si u shpreh Françesku:RealAudioMP3
“Kisha është nënë e, si të gjitha nënat, di t’i shoqërojë bijtë e saj nevojtarë, të ngrejë përsëri në këmbë birin e rënë, të mjekojë të sëmurin, të kërkojë të humburin, të zgjojë të dremiturin; e edhe t’i mbrojë bijtë e pambrojtur e të persekutuar. Sot dua t’i siguroj posaçërisht këta të fundit, të pambrojturit e të persekutuarit, për afërsinë time: jeni në zemër të Kishës; Kisha vuan me ju, krenohet me bij si ju. Jeni forca e saj, dëshmia konkrete dhe e vërtetë e mesazhit të saj të shëlbimit, të faljes, të dashurisë. Ju përqafoj të gjithë, të gjithë! Zoti ju bekoftë e ju mbrojtët!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.