2014-09-01 17:51:27

Papa u shkruan banorëve të Beslan-it, 10 vjet pas masakrës


Do ta çojë atë Paolo de Carli, sipas njoftimit të dhënë në gazetën e Breshas, letrën, që Papa u shkruan banorëve të Beslan-it. Ua shkruan për të përkujtuar 10-vjetorin e masakrës, në qytetin e Osecies së Veriut, ndërmjet 1 e 3 shtatorit të vitit 2004, pas sekuestrimit të një shkolle me rreth 1200 vetë brenda, nga ana e separatistëve islamikë çeçenë dhe ndërhyrjes së forcave speciale ruse. Masakra u kushtoi jetën 331 pengjeve, ndërmjet të cilëve, 186 fëmijë, ndërsa 700 vetë të tjerë mbetën të plagosur. Atë De Carli, asokohe epror i Kuvendit karmelitan të Laster, në Trento, pati strehuar për muaj e muaj një grup prej 63 qytetarësh të Beslan-it. Prandaj Papa e thirri në telefon, duke i besuar një letër që meshtari karmelitan – sot drejtor i Institutit arsimor “Zoja e Dëborës” në Adro, do ta marrë me vete këto ditë, kur të niset për vizitë në qytetin e masakruar, me rastin e përkujtimit të viktimave.








All the contents on this site are copyrighted ©.