2014-08-31 10:06:01

Lojë futbolli për nder të Papës: mesazh i fuqishëm për paqen


Ndeshje ndërfetare për paqen, në nder të Papës Françesku. Siç mund të kuptohet, ajo që do të zhvillohet nesër në Stadiumin Olimpik të Romës është deshje futbolli ndërmjet dy skuadrave kampionësh. Përballë njëri-tjetrit, në orën 20.45, do të jenë lojtarë të kombësive të ndryshme, mjaft të njohur, si Ezequiel Lavezzi, Andrea Pirlo, Lionel Messi... Shuma e mbledhur nga shitja e biletave do të shkojë për projektin “Një alternativë jete”, promovuar nga “Scholas Occurentes”, ent edukativ i dëshiruar nga Papa Françesku e nga shoqata “Pupi”, themeluar nga ish-futbollisti argjentinas Javier Zanetti e nga bashkëshortja e tij Paula. Për ta mbështetur këtë nismë mund të çohet edhe një mesazh me celular në numrin 45593. Gjatë konferencës së shtypit për të paraqitur këtë ndeshje, ceremonieri papnor e nëpunësi i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, imzot Guillermo Javier Karcher, solli përshëndetjen e Papës Françesku:
“Siç dihet, ka qenë vetë Papa Françesku që dha këtë propozim: të organizojmë një ndeshje ndërfetare, një lojë miqësore, ku skuadrat të përbëhen nga lojtarë të çdo feje e të çdo Kishe të krishterë. “Scholas” (organizata edukative në fjalë) synon formimin e një rrjeti për shkëmbimin e projekteve edukative e të vlerave, që favorizojnë kulturën e takimit dhe kulturën e paqes. Ja përse Papa dëshiron që para çdo ndeshjeje futbolli, të mbillet një ulli, simbol i paqes. Ai vetë e pati mbjellur një të tillë në Plaza de Mayo, kur ishte kryeipeshkëv i Buenos Ajresit, në Vitin e Shenjtë 2000. Të pranishëm, 7 mijë nxënës të shkolla të ndryshme dhe përfaqësues të feve të tjera”.








All the contents on this site are copyrighted ©.