Mesazh i Papës për Sinodin e Kishave metodiste dhe valdeze
Papa Françesku përshëndet vëllazërisht Sinodin e Kishave metodiste e valdeze, që u
hap dje në Torre Pellice, në provincën italiane të Torinos. Në një mesazh, nënshkruar
nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin e lexuar në sesionin
paraprak të Sinodit nga pastori valdez Eugenio Bernardini, Ati i Shenjtë shpreh afërsinë
e tij shpirtërore me pjesëmarrësit dhe i lutet Zotit që të gjithë të krishterët të
ecin në udhën e bashkimit të plotë, “për të dëshmuar Zotin tonë Jezu Krisht dhe për
t’ua transmetuar dritën e forcën e Ungjillit të Tij, burrave dhe grave të kohës sonë”. Sinodi
do të përfundojë më 29 gusht. Tema kryesore e tij ka të bëjë me misionin dhe dëshminë
e Kishave metodiste e valdeze në Itali e në Evropë, në një kohë të karakterizuar nga
kriza, shekullarizimi e transformimi kulturor. Në hapje të asamblesë, pastori Claudio
Pasquet kujtoi se Jezusi u tregon apostujve udhën e lirisë së krishterë, e cila do
të thotë shërbim, pa ndjekur logjikën e kësaj bote dhe etjen për pushtet. “Para të
këqiave të botës, si luftrat që na kërcënojnë edhe sot e janë matastaza të tmerrshme
të tumoreve, që quhen pushtet, prestigj e para – vuri në dukje ai – ilaçet e vetme
janë shërbimi e solidariteti”.