2014-08-18 10:42:32

Papa me udhëheqësit fetarë: jeta është një udhë, ku duhet të ecim së bashku


Në takimin me udhëheqësit fetarë në Seul, Papa iu drejtua të pranishmëve me këto fjalë: “Dëshiroj t’ju falënderoj për mirësinë dhe afërsinë që treguat, duke ardhur këtu, për të më takuar”, u shpreh Papa. “Jeta është një ecje, një ecje e gjatë, të cilën nuk mund ta përshkojmë të vetëm. Duhet të ecim me vëllezërit, në praninë e Hyjit. Prandaj ju falënderoj për këtë gjest, që shpreh udhëtimin tonë të përbashkët në praninë e Hyjit. Këtë gjë i kërkoi Hyji Abrahamit. Jemi vëllezër – përfundoi Françesku – ta pranojmë se jemi vëllezër dhe të ecim së bashku. Zoti na bekoftë! E ju kërkoj një nder: lutuni për mua. Shumë faleminderit!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.