2014-08-18 14:11:25

Papa Françesku kapërcen 15 milion ndjekës në Twitter


Papa Françesku kapërceu 15 milion ndjekësit në faqen e tij në Twitter, @Pontifex. Faqja, në nëntë gjuhë të botës, u përurua nga Benedikti XVI në dhjetor të vitit 2012. Ndjekësit më të shumtë janë ata të gjuhës spanjolle (6.479.550), të ndjekur nga folësit e anglishtes (4.366.300), të italishtes (1.867.400), portugalishtes (1.123.800), frëngjishtes (291.800), latinishtes (271.600), gjermanishtes (206.300), polonishtes (251.100), arabishtes (145.500).








All the contents on this site are copyrighted ©.