2014-08-18 16:50:20

Kisha Katolike në Shqipëri lutet për Irakun


Pas kërkesës së ipeshkvijve, e gjithë Kisha Katolike në Shqipëri ia kushtoi ditën e djeshme, e dielë, 17 gusht, lutjes për Irakun. Aktualisht, Evropa po diskuton nëse duhen armatosur peshmergët kurdë, të cilët, me ndihmën e avionëve amerikanë, kanë filluar të rifitojnë territor në zonën e pushtuar nga islamikët e Kalifatit të Irakut e Sirisë. Në këtë gjendje, sipas shembullit të Papës Françesku, e gjithë Kisha është shtrënguar sidomos rreth të krishterëve irakianë, me lutje e me ndihma. Për Ditën e djeshme në Shqipëri të dëgjojmë informacionin e Jolanda Babës nga Shkodra…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.