I kushtohet Zojës së Papërlyer e ngrihet në vendin ku luteshin bashkësitë e para të
krishtera, që nga viti 1784. Mesha e kushtimit u kremtua ditën e Rrëshajve, më 29
shkurt 1898. Në periudhën 1900-1910 zhvendosen në kriptën e kishës, trupat e 16 martirëve,
vrarë në persekutimet e Gihae (1839) dhe të Byeongo (1846). Në vitin 1942, këtu shugurohet
ipeshkvi i parë korean, imzot Hoh Ginam. Trupat e Pjongjangut e pushtojnë katedralen
në vitin 1950, ndërsa në vitin 1956 ajo kthehet në strehë për të shpërngulurit. Në
vitin 1962 kremtohet mesha me rastin e riorganizimit të hierarkisë kishtare dhe të
themelimit të 11 dioqezave. Në vitin 1969, kryeipeshkvi i Seulit, imzot Stephen Kim
Sou-hëan bëhet kardinali i parë korean. Papa i parë që vë këmbën në këtë katedrale
është shën Gjon Pali II i cili shkon në Korenë e Jugut në vitin 1984. Udhëtimi bëhet
me rastin e 200-vjetorit të themelimit të Kishës. Në vitin 2012 merr detyrën kryeipeshkvi
i 14-të i Seulit, kardinali Yaom Soo-jung. Në katedrale mund të hyjnë rreth njëmijë
vetë.