2014-08-17 13:13:24

Do të kremtohet në Indonezi, më 2017, Dita e ardhshme e Rinisë Aziatike


Dita e ardhshme e Rinisë Aziatike do të kremtohet më 2017, në Indonezi. Njoftimin, në përfundim të Meshës, kryesuar nga Papa Françesku në Haemi, e dha kryeipeshkvi i Bombay e Kryetar i Konferencës së ipeshkvijve aziatikë, kardinali Osvald Gracias:“Me gëzim, lumni e krenari, tha Hirësia e Tij, e mbartim Kryqin e Krishtit mbi shpatullat tona, në zemrat tona e në jetët tona, ndërsa vihemi për udhë e përgatitemi për Ditën e ardhshme të Rinisë Aziatike, që do të mbahet në Indonezi, në vitin 2017”.







All the contents on this site are copyrighted ©.