2014-08-16 10:46:57

Qendra e përshpirtërisë e Kkottongnae


Qendra e përshpirtërisë e Kkottongnae, në majë të një kodrine që dominon zonën, pret çdo vit mijëra besimtarë (meshtarë e laikë) për ushtrimet shpirtërore. Përhapja dhe mbijetesa e vetë Kishës Katolike në Kore (1783-1846) është varur gati krejtësisht nga impenjimi i laikëve, për shkak të persekutimeve gjakësore kundër të krishterëve e të mungesës së meshtarëve në vend. Pasi u është njohur ky rol, në vitin 1968, është ngritur Këshilli për Apostullimin e Laikëve, i pranishëm në 16 dioqeza, me 27 seli në të gjithë vendin. Misioni kryesor i tij është dialogu me jobesimtarët.








All the contents on this site are copyrighted ©.