2014-08-15 11:19:21

Solmoe


Kodër e veshur me pisha, është vendlindje e Shën Andre Kim Daejon, i pari meshtar korean. Familja e tij i dhuroi Kishës në Kore 11 martirë, ndërmjet të cilëve, babai dhe gjyshi i Martirit të parë. I pagëzuar në moshën 16 vjeç, studioi katolicimin në Makao ku u shugurua meshtar. U rikthye në Kore në vitin 1845, për të nisur veprimtarinë misionare. U arrestua e u var në Seul, në vitin 1846, vetëm 13 muaj pas shugurimit të tij meshtarak. Ishte 25 vjeç.Në vitin 1996 famullia katolike e Daejonit vendosi të kremtojë 150-vjetorin e martirizimit të tij, duke ia rindërtuar shtëpinë atërore e duke e shndërruar në shenjtërore.







All the contents on this site are copyrighted ©.