2014-08-15 17:18:55

Shtegtimi në Kore: gazetat koreane sot (15 gusht 2014)


CHOSUN
Editoriali titullohet: “Paqja ka rëndësi për gadishullin e për mbarë botën”. Presidentja pohon: “Uroj që vizita e Papës të jetë rast i rëndësishëm për hapjen e epokës së bashkimit. Prania e Atit të Shenjtë këtu është hir për Kishën e për mbarë popullin korean”.
Një foto vigane e Papës pushton gati një faqe. Brenda gazetës, pesë faqe të tjera kushtuar ditës së djeshme. Ndërmjet titujve: “Papa, i trishtuar në avion, pasi merr lajmin e vdekjes së gazetarit italian”. Shumë njerëz kanë përgatitur dhurata për të, sidomos artistët. Gjthsej, 21 tipe dhuratash tradizionale. Papa lëviz me një Kia Soul, automobil i vogël. Gjatë vizitës “bukën e përditshme” ia përgatisin bukëpjekësit e “Zemrës së Krishtit” në Daejeon. Sot, festa e Të Ngjiturit të Zojës në Qiell, njëherësh me festën e pavarësisë: dy festa, fetare e shekullare. Parashikohet prania e 45 mijë vetëve në World Cup Stadium. Dy këngëtare me famë botërore do të këndojnë për Papën: So-Su-mi e In-Sun-I. Dje Papa u takua me familjarët e viktimave të tragetit SeWol. Skena, që i preku më shumë koreanët, është ajo e Papës me dorë në zemër, që flet e preket thellë duke dëgjuar dëshmitë e dhimbjes: “Familjarët e tragetit, punëtorë të huaj, të gjymtë…Papa u shtrëngon të gjithëve dorën”. Tri foto të mëdha për takimin me familjarët e viktimave, me ipeshkvijtë e përgatitjet në stadium. Papa kërkoi të ftohen 600 familjarë të viktimave në Meshën e 16 gushtit. Pyetjes: “Po si do t’ia bëjmë, Shenjtëri? Vendet tashmë janë shënuar!”, i përgjigjet: “Po e bëjmë një flijim, duke u shtrënguar paksa”. Kështu u përgjigj Papa, duke pasur parasysh se vendi, ku do të kremtohet Mesha, është Gwuanhwamun, i njëjti i manifestimit të familjarëve. Papa, natyrisht, nuk dëshiron t’i nisë me duar thatë, dëshiron t’u bëjë vend e t’i ngushëllojë”.

KYUNGHYANG
Titulli i hapjes: “Paqja është rezultat i drejtësisë. Më dhemb për SeWol-in”. Fotoja në faqe të parë e paraqet duke u takuar me familjarët e viktimave të tragetit. Pesë faqe kushtuar Papës. “Lutet për demokracinë. Qortim për qeverinë!”. Duhet t’i dëgjojmë fjalët e Papës e ta përmirësojmë demokracinë në vend, shkruan Kim Hong Sin, një nga shkrimtarët koreanë më të njohur. Papa nuk qorton hapazi, shton shkrimtari, por të duket se kërkon të bëhet kthesë”. Komunikimi e dialogu janë të rëndësishme për Papën. Shumë hapësirë (një faqe e tërë) u kushtohet viktimave të tragetit: “Të gjymtë, refugjatë të veriut të ikur nga regjimi e punëtorë të huaj. Papa kujdeset më shumë për më të ligshtit. Presidentja do të kishte dëshiruar të shtrohej në sofër me Papën. Në raste të tilla Park e organizon një çast convivial. Takimi me ipeshkvijtë. Kisha katolike e Koresë, ndërmjet shekullarizimit e materializmit. Mos rrini duke kujtuar vetëm martirët e shekullit të kaluar! Mos u shtangni! Jini gjithnjë plot gjallëri. Sipas shtypit të huaj, vizita e Papës në Kore është një rast për të afruar Vatikanin me Kinën. Pjesëmarrësit e DRA thonë: “S’ka gjë më të bukur në jetën tonë, sesa të takohemi me Papën! Nder i madh!”. Familjarët e tragetit organizojnë një procesion, duke mbartur mbi supe një kryq të rëndë gjashtë kilogram e të gjatë tridhjetë metra. Ky shtegtim nisi 398 ditë më parë e përfundoi sot, në Daejeon. Në fillim ishin pak, pastaj u bënë 500 vetë. Duan t’i dhurojnë Papës kryqin e dhe një enëz me ujët e oqeanit, ku u mbyt trageti. Bashkësia koreane beson shumë në vizitën e Papës për zgjidhjen e problemeve të shoqërisë: varfëri, diskriminim, ribashkim, por njëkohësisht e di mirë se problemet e pazgjidhura duhet t’i zgjidhë vetë vendi.

HANI
Hapja: “Shoqëria duhet të vërë në krye të vendit njeriun, e jo paratë!”, pasuar nga pesë faqe kushtuar vizitës së Papës; shtrëngimit të duarve me turmën, shitjes së bluzave me portretin e tij, ankimeve se ka shumë kontrolle, takimit me Presidenten Park e fjalëve të saj kushtuar paqes e drejtësisë; thirrjes për të mos e lënë pas dore askënd, porosisë “mos u tundoni nga shekullarizmi”, takimit me 6 mijë të rinj, ardhur nga 22 vende aziatike.

DONGA
Titulli: “Do të lutem, derisa ishulli të bëhet përsëri një”. Fotoja shoqëruese: Papa me presidenten Park. Dje Koreja e Veriut lëshoi tri raketa e njëkohësisht kërkoi të marrë pjesë në lojërat olimpike aziatike, që do të zhvillohen në Incheon, më 19 shtator deri më 4 tetorin e ardhshëm. Dhuratat e shkëmbyera me presidenten: Papa dhuroi një nga gravurat më të rralla të Romës, vetëm 300 kopje në mbarë botën; Presidentja, pëlhurën, që mund të përdoret si çantë e që paraqet përqafimin e paqes dhe të vëllazërimit. Dreka e Papës, e thjeshtë ditën e parë; pastaj gjellë koreane.
Koreja është zemra e Kishës katolike në Azi, projekti i parë i Papës në Kontinent.

HANKOOKILBO
Titulli:: “Gadishulli do të bëhet një!” Një foto e Papës pushton gjithë faqen. Më 18 gusht, pëvjetori i pestë i vdekjes së Kim dae Jung, presidentit të ndjerë, që u përpoq me gjithë zemër për ribashkimin e Koresë. Koreja e Veriu njofton se, me këtë rast, do të dërgojë një kurorë lulesh. Në aeroport, edhe dy vetë të ikur nga Veriu, që i kërkuan Papës të lutet për ribashkimin. Në bisedën private, Papa tha se dy Koretë flasin të njëjtën gjuhë, e kjo mund të jetë fara e paqes. Familjarëve të ndarë, u premtoi ndihmën e tij. Kisha katolike duhet të jetë solidare me të varfrit e të shtypurit! Pëshkruhet dhoma, ku banon Papa: 20 m2, shumë e thjeshtë. Pas meshës së djeshme, i ndihmuar nga një rregulltare spanjolle, dhuroi disa rruzare.

HANKYUNG KYOUNGJAE (gazetë ekonomike)Titulli: “Padrejtësitë kapërcehen me falje e bashkëpunim”. Ky, mesazhi i ditës së parë të Papës në Kore. Papa do të lutet për ribashkimin. Përgjigjja e Park: “Rast i madh për t’u bashkuar”. Sa herë lëviz, pas tij lëviz edhe një valë njerëzore. Hotelet janë plot. Kjo vizitë po ia kalon edhe asaj të Gjon Palit II. Në krye të vendit, etapat e udhës , që njihet si “Udha e Martirëve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.