2014-08-15 11:20:32

Piu XII, 60 vjet më parë, kremtonte lutjen e Engjëllit të Tënzot nga Radio Vatikani


60 vjet më parë, më 15 gusht 1954, Radioja e Vatikanit ishte dëshmitare e një ngjarjeje e cila, që aty e tutje, do të revolucionarizonte kremtimet papnore të së dielës. Në mesditë, për herë të parë, Piu XII kremtonte publikisht lutjen e Engjëllit të Tënzot, nga Kastel Gandolfo, përmes mikrofonave të Radio Vatikanit. Kjo risi i pëlqeu Papës Paçeli i cili, pas pushimeve verore, nisi ta kremtojë çdo të dielë Engjëllin e Tënzot para turmës, që e bëri zakon të mblidhej poshtë asaj, që do të ishte dritarja më e famshme e botës, dritarja e studios private të Papës, në Pallatin Apostolik.
Këtë ngjarje të madhe e kujton sot faqja zyrtare e internetit, kushtuar Çështjes së Lumnimit të Piut XII (papapioxii.it), e cila boton edhe audion origjinale të kësaj lutjeje të parë të Engjëllit të Tënzot, dixhitalizuar nga arkivi i Radio Vatikanit, ku ruhen zërat e papëve.
“Urojmë, vërejnë autorët e faqes, të rifillojë zakoni i bukur i lutjes së përditshme të mesditës, që na ndihmon t’i drejtojmë hapat, kur mund edhe ta humbasim udhën për një çast e t’i mbështesim edhe vëllezërit tanë në fe që, në të njëjtën orë, ndalohen, si ne, për t’ia kushtur një çast mendje e zemër Virgjërës Mari”. Ndalohen, kudo janë: në rrugë, në zyra, në ara, në shtegtim, në çlodhje…E këndshme, të mendosh se në këtë ças edhe Papa, në dhomat e tij, ndërpret punën, ndalet e ne mund të bashkohemi me të e të lutemi për ndjetet papnore, që janë të mbarë Kishës. Në sa këmbanat në të gjitha viset e krishtera, këndojnë Ave Marinë.








All the contents on this site are copyrighted ©.