2014-08-15 11:18:47

Daejeon: qyteti e dioqeza


Qytet në qendër të vendit, i pesti për madhësi në Kore, ka një popullsi prej 1.537.324 banorësh (2012). Në këndvështrimin administrativ është kryeqendër e provincës së Chungcheong-ut të Jugut e qytet metropolitan, administrativisht i pavarur.
Dioqeza e Daejeon
Dioqeza e Daejeon, më parë vikariat apostolik (23 qershor 1958) u themelua më 6 mars 1962. Sufragane e Seulit, shtrihet mbi një sipërfaqe prej 9.170 kmk, ka 3.729.460 banorë; 286.929 katolikë (8%), 127 famulli; 6 kisha ose stacione misionare; 272 priftërinj dioqezanë (2 të shuguruar vitin e fundit); 18 meshtarë rregulltarë; 45 rregulltarë; 635 rregulltare; 144 seminaristë të kursit teologjik e filozofik; 26 institute edukative e 58 bamirëse. Vitin e fundit kremtoi 7.266 pagëzime.Ipeshkëv i Daejeon është imzot Lazer Yo Heung-sik.







All the contents on this site are copyrighted ©.