2014-08-14 10:55:39

Papa, në shtegtim drejt Seulit, lutet për gazetarin italian, vrarë në Gazë


Gjatë fluturimit të avionit, me të cilin shtegtonte drejt Koresë, Papa kujtoi videoreporterin italian Simone Camilli, 35 vjeçar, vrarë në Gazë së bashku me një gazetar tjetër e tre teknikë ushtarakë palestinezë, gjatë heqjes së kapsollës së një bombe izraelite. Të dëgjojmë fjalët e Papës, drejtuar gazetarëve të grupit shoqërues:“Një lutje për Simone Camilli-n, një “prej tuajve”, që sot shkoi me shërbim. Të lutemi në heshtje. Këto janë pasojat e luftës. Ju falënderoj për shërbimin tuaj. Faleminderit për gjithë sa do të bëni e që nuk do të jetë shëtitje, por impenjim i madh. Uroj që fjala juaj të ndihmojë gjithnjë për ta bashkuar botën e edhe ju porosis; jepeni këtë mesazh paqeje!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.