2014-08-14 10:07:04

Kryedioqeza e Seulit


E themeluar më 10 mars 1962, më parë Vikariat apostolik (12 korrik 1950); shtrihet në një sipërfaqe prej 17.053 kmk, me 10.580.000 banorë. Ka 1,453.156 katolikë(14%), 229 famulli, 183 kisha ose stacione misionare, 667 priftërinj dioqezanë (37 shuguruar vitin e fundit), 254 meshtarë rregulltarë (18 shuguruar vitin e fundit), 516 rregulltarë, 1.874 rregulltare, 264 seminaristë të kursit teologjik e filozofik; 36 institute edukative e 189 bamirëse. Kremton rreth 27.670 Pagëzime në vit.Kryeipeshkëv i Seulit është kardinali Andrew Yeom Soo-jung, i lindur më 5 dhjetor 1943, në Ansong, dioqeza e Suwon, i shuguruar më 8 dhjetor 1970, krijuar kardinal në Koncistorin e 22 shkurtit 2014, nga Papa Françesku, me titullin e Shën Krisogonit.







All the contents on this site are copyrighted ©.