“Más por Menos”: Papa Françesku kërkon të shihet fytyra e Krishtit në të varfërit
Papa Françesku përshëndet pjesëmarrësit e edicionit të 45-të të nismës “Más por Menos”,
e cila çdo vit i nxit katolikët argjentinas të tregohen solidarë me më të varfërit.
Kësaj radhe, nisma ka për moto frazën “Faleminderit për ndihmën tënde”. Në një
mesazh, nënshkruar nga kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit,
Ati i Shenjtë “inkurajon të jetohet me gjeste të thjeshta e konkrete, duke u larguar
nga pasuritë materiale e me bujari, ftesa e Jezusit për të qenë kripa e tokës dhe
drita e botës, përmes dëshmisë së fesë, së dashurisë vëllazërore, së solidaritetit
e përmes ndarjes së të mirave me nevojtarët, duke parë në ta fytyrën e Krishtit”.