2014-08-12 14:31:20

Kardinali Filoni niset sot për në Irak, si i dërguar i veçantë i Papës


Kardinali Fernando Filoni, prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, u nis sot për në Irak, përmes Jordanisë, si i Dërguar i veçantë i Papës Françesku. Lajmin e dha agjencia Fides. Prelati u takua me Atin e Shenjtë të dielën për ta informuar mbi përgatitjen e misionit e për të marrë direktivat nga ana e Papës. Prania e kardinalit në Irak tregon shqetësimin dhe afërsinë e Papës Françesku me të gjitha popullsitë që po vuajnë në këtë situatë, sidomos me të krishterët, që persekutohen e largohen me forcë nga shtëpitë e tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.