2014-08-11 12:27:01

Ngushëllimet e Françeskut për aksidentin ajror në Teheran


Françesku shprehu përdhimbtimet e tij për aksidentin tragjik të djeshëm, pak pas shkëputjes së një avioni nga aeroporti i Teheranit. Përmes një telegrami, Papa ngushëllon familjet e viktimave e lutet për ata, që humbën jetën, duke kërkuar, për të gjithë, bekime hyjnore, ngushëllim e paqe.

Avioni, një Antonov 140, u rrëzua rreth orës 09.18, me orën e Teheranit, në zonën rezidenciale Azadi, rezervuar për ushtarakët dhe familjet e tyre, më pak se pesë kilometra larg aeroportit.Pas aksidentit, presidenti iranian Rohani urdhëroi të bllokohen të gjitha fluturimet e avionëve Antonov, ndërtuar në Iran.







All the contents on this site are copyrighted ©.