2014-08-07 13:32:48

Ebola. Gjendje emergjence në Liberi. 170 shqiptarë punojnë në Afrikë


Ebola i fut frikën botës. Virusi, që shkakton temperaturë të lartë me hemorragji, i cili sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka shkaktuar tashmë gati njëmijë të vdekur, e ka shtyrë Liberinë të shpallë gjendjen e emergjencës, pas Sierra Leones. Ndërkaq, u kthye në shtëpi një misionar spanjoll, i cili është infektuar nga virusi. Është rasti i parë me ebola në Evropë.
Në Nigeri, vijon trajtimi i dy pacientëve amerikanë me një ilaç eksperimental, i paprovuar më parë në trupin e njeriut. Pavarësisht nga pasiguria e dyshimet e autoriteteve të shëndetësisë, duket se terapia ka pasur efekte pozitive. Shtëpia e Bardhë tregohet optimiste, por me masë, pasi fjala e fundit u takon ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në nivelin ndërkombëtar, po merren masa urgjente për të mos e përhapur virusin. Bashkimi Afrikan pezulloi tërheqjen e kontingjentit ushtarak të Sierra Leones, i cili ndodhet aktualisht në Somali. Pronocohet edhe Shqipëria, përmes ish-drejtorit të Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Në shtypin e ditës, ai shpjegon se vendi është gjeografikisht larg zonave të goditura nga virusi, por duhet pasur parasysh se ka 170 shqiptarë, që punojnë në Guine, Sierra Leone dhe në Kongo. Janë pikërisht ata, që mund ta importojnë virusin në Shqipëri e edhe më gjerë.








All the contents on this site are copyrighted ©.