2014-08-01 17:20:31

Filloi pesëmbëdhjetëditëshi i “Të Ngjiturit të Zojës në Qiell”


Një liturgji e marrë nga ajo bizantine, për ta jetuar, në bashkim me Kishat Lindore, përgatitjen e solemnitetit marian të 15 gushtit, nisi sot e do të vijojë deri më 14 gusht, çdo mbrëmje, në Bazilikën e Rrugës Lata, në qendër të Romës. Na kujton se po i afrohemi njërës nga festat më të kremtuara të Zojës, që shënon edhe kulmin e verës. Festa paraprihet nga pesëmbëdhjetëditshi, kushtuar ‘Të të ngjiturit të Marisë në qiell”.







All the contents on this site are copyrighted ©.