2014-07-30 17:56:29

Në Gazë, armëpushim i pjesshëm. Mjekët pa kufij: mjaft më me bombardimin e spitaleve


Ndërsa ne përfundojmë përgatitjen e programit të ditës, nga Gaza vjen lajmi se duhet të jetë arritur një armëpushim i pjesshëm.
“Për Gazën, rrugëzgjidhja duhet të jetë diplomatike. Izraeli e ka shteruar opcionin ushtarak”. Kështu u shpreh ish-presidenti izraelit, Shimon Peres, në bisedë me shtypin, ndërsa gjithë paraditen e sotme ndeshjet u ashpërsuan, duke e shtuar në më se 1.200 numrin e viktimave palestineze. Për t’u vërtetuar, tani për tani, njoftimi i një armëpushimi humanitar vetëm në disa zona të Gazës, që duhet të ketë nisur rreth orës 14. 00, me orën evropiane.
Misioni i Mjekëve pa kufij ngre zërin, duke kërkuar një ndërhryje të fortë për t’i dhënë fund kësaj kasaphane, në vijim. Mjekët kërkojnë garanci për mjekimet dhe mbrojtjen e spitaleve.








All the contents on this site are copyrighted ©.