2014-07-28 18:05:46

Françesku: kardinali Marchisano, burrë me fe e kulturë


“Ipeshkëv plot vëmendje ndaj nevojave të besimtarëve, tejet i ndjeshëm ndaj botës së artit e të kulturës”: Papa Françesku e kujton kështu, kardinalin Francesco Marchisano, shuar sot paradite, në Romë. I ndjeri, kryeprift nderi i Bazilikës së Shën Pjetrit, ishte 85 vjeç.
Në një telegram ngushëllimi, drejtuar imzot Cesare Nosiglia-s, kryeipeshkëv i Torinos (kardinali ishte nga Kuneo), Papa Françesku e kujton përzemërsisht “bariun e dashur, që i shërbeu për shumë vite Selisë Apostolike”
I krijuar kardinal gjatë Koncistorit të 21 tetorit 2003, kreu disa detyra në Kurjen Romake. Ndërmjet tyre, atë të kryetarit të Komisionit Papnor të Pasurive Kulturore të Kishës e të Komisionit Papnor të Arkelogjisë Kishtare. Ishte mëkëmbës i përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për Qytetin e Vatikanit, drejtor i Fabrikës së Shën Pjetrit dhe i Zyrës së Punës së Selisë Apostolike.
“Na lë dëshminë e një jete, shkrirë në përkim fisnik me thirrjen e tij si meshtar e ipeshkëv”- përfundon telegrami papnor i ngushëllimit.
Salikimet, kryesuar nga Dekani i Kolegjit Kardinalor, do të kremtohen të mërkurën e ardhshme, më 30 korrik, në orën 08.00 në Bazilikën e Vatikanit. Ati i Shenjtë do të kryesojë ritin e Porosive të fundme (Ultima Commendatio) e të Lamtumirës (Valedictio).
Me vdekjen e tij Kolegji Kardinalor përbëhet nga 212 kardinaj, nga të cilët, 118 zgjedhës e 94 jo zgjedhës.








All the contents on this site are copyrighted ©.