2014-07-25 16:31:46

Dhimbja e Papës për tragjedinë ajrore në Mali


Papa Françesku u shprehu afërsinë e tij familjarëve të viktimave të tragjedisë ajrore në Mali. Dje, në veri të vendit, një avion i kompanisë spanjolle Swiftair, i marrë me qera nga Air Algerie, në fluturim nga Ouagadougou i Burkina Fasos për në Algjeri, u rrëzua 50 minuta pas ngritjes. 118 udhëtarë, asnjë i mbijetuar. Ati i Shenjtë bashkohet me dhimbjen e familjarëve të viktimave, duke iu lutur Zotit që t’i pranojë të vdekurit në paqen e Tij e t’u japë ngushëllim e shpresë të prekurve nga kjo tragjedi.
Avioni u gjet në Gossi, rreth 100 km në jug-perëndim të Gaos, qytetit kryesor verior të Malit. Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj fatkeqësie. Në zonë, koha është e keqe e kjo mbetet, deri tani, hipoteza më e besueshme. Është gjetur njëra nga kutitë e zeza.







All the contents on this site are copyrighted ©.