2014-07-23 13:50:54

I paharruari Lin Delija: Ekspozitë historike në Antrodoko


Mbyllet në fund të muajit ekspozita “Duke kujtuar Lin Delinë” në Antrodoko, pranë Romës, ku piktori i shquar shqiptar kaloi një pjesë të mirë të jetës së tij. Paraqiten në të dokumente historike, postera për punën e veprimtarinë e Lin Delisë në të gjithë botën. Përveç Italisë, punimet e tij gjenden në Gjermani, në SHBA-të, e tani së fundi edhe në Shqipëri, ku pritet të ngrihet një muze për ta njohur punën e artistit, që i fali pikturës shqiptare disa kryevepra moderne. Në maj të këtij viti, Agron Gjekmarkaj pati bërë një thirrje për kryeministrin në gazetën “Panorama”, pikërisht për t’u dhënë një shtëpi 104 veprave të Lin Delisë, falur nga koleksionistët italianë të tij. Aktualisht ndodhen në Shkodër. Ndërkaq, një kujtim për Lin Delinë, të cilit sivjet iu përkujtua 20-vjetori i vdekjes, na e jep shqiptari nga SHBA-të, z. Ndoj Prendushi, ardhur enkas për të parë ekspozitën italiane kushtuar mikut të tij të fëmijërisë. Ta dëgjojmë...RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.