Papa Françesku: për një bashkëjetesë më të drejtë ndërmjet popujve të Mesdheut
“Një angazhim të ri për të ndërtuar një bashkëjetesë më të drejtë e vëllazërore” ndërmjet
popujve të Mesdheut: këtë kërkon Papa Françesku, në një mesazh nënshkruar nga Sekretari
i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, për edicionin e parë të manifestimit
Fly for peace. Nisma synon të sjellë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare urgjencën
e paqes, të bashkëpunimit dhe të dialogut ndërmjet kulturave dhe feve në realitetet
e ndryshme të Mesdheut, duke vlerësuar rolin e veçantë të Sicilisë në procesin e integrimit
dhe të solidaritetit ndërmjet popujve, siç u dëshmua edhe gjatë ngjarjeve tragjike
të mbërritjes së mijëra emigrantëve në brigjet e rajonit. Papa uron që manifestimi
të mund të kontribuojë “për të zgjuar vetëdijen për vlerat universale të paqes dhe
të solidaritetit” dhe fton t’i jepet përparësi mbi të gjitha “dialogut si formë e
takimit, për t’i shpëtuar globalizimit të indiferencës, që na bën të mësohemi dalë-ngadalë
me vuajtjen e të tjerëve”. Françesku ia beson frytet e manifestimit Fly for peace
ndërhyrjes së Marisë, me qëllimin që “populli i Sicilisë dhe popujt e Mesdheut të
kenë prosperitet dhe shpresë”.