Avion malez rrëzohet në Ukrainën Lindore: 298, viktimat
Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, pas rrëzimit të avionit të
Malajzisë pranë Donetskut, në qiellin e Ukrainës. Shumë nga të 298 viktimat shkonin
në Melburn, në Konferencën Botërore mbi Sidën, për të cilën foli në programin e djeshëm,
përfaqësuesi i Karitasit Ndërkombëtar, don Robert Vitillo. Duket se një raketë e ka
goditur avionin, i cili ka të njëjtin model dhe i përket së njëjtës kompani të aeroplanit,
që u zhduk 8 marsin e kaluar. Kievi, Moska dhe separatistët filorusë të Republikës
së vetëshpallur të Donteskut ia kalojnë fajin njëri-tjetrit e shfajësohen para botës.
Presidenti amerikan dhe Bashkimi Evropian kërkuan një armëpushim humanitar për të
kryer hetimet e nevojshme, Krerët separatistë pranuan të ulin armët për 4 ditë. Kutia
e zezë e avionit është gjetur tashmë. Shërbimet informative perëndimore konfirmojnë
se avioni është qëlluar nga një raketë tokë-ajër. Të dyja palët në konflikt e kanë
këtë armë. Zona, prej muajsh, mbikqyret nga satelitët ushtarakë. Zbulimi i së vërtetës
nuk duhet të jetë i vështirë. Tragjedia ndodhi në lartësinë 10 mijë metra, 52 kilometra
larg kufirit rus, kur avioni kontrollohej nga qendra ukrainase e Dnipropetrovskut.
Tani, Ukraina lindore është përjashtuar nga fluturimi civil për një afat të pacaktuar.