2014-07-17 14:45:56

Vizita e Papës në Kazerta. Deklaratë e atë Lombardit


Papa Françesku do të shkojë në Kazertë të Italisë më 26 korrik, pasdite. Fillimisht do të takohet me klerin vendas e në orën 18.00 do të kremtojë meshën për popullsinë në festën e pajtores së tyre Shën Anës. Ndërkaq, të hënën, më 28 korrik, siç njofton drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi, Ati i Shenjtë do të shkojë sërish në Kazertë për një vizitë private, gjatë së cilës do të takohet me pastorin ungjillor Giovanni Traettino, të cilin e ka mik, që kur ishte kryeipeshkëv i Buenos Ajresit.








All the contents on this site are copyrighted ©.