2014-07-16 14:28:12

Ipeshkvijtë e SHBA: jo, mbulimit të shpenzimeve për parandalimin e shtatzanisë


Ipeshkvijtë e SHBA-së i kundërvihen me forcë projekt-ligjit për “Mbrojtjen e shëndetit të gruas nga ndërhyrjet e ndërmarrjeve”. Projekti, paraqitur pak ditë më parë në Senat, i përgjigjet vendimit të kohëve të fundit, marrë nga Gjykata e Lartë e SHBA-ve, i cili u jep të drejtë atyre, që nuk pranojnë, për arsye fetare, t’u mbulojnë nëpunësve të vet shpenzimet shëndetësore për parandalimin e shtatzanisë.
Në një letër, drejtuar Senatit, kardinali Sean O’ Malley, kryeipeshkëv i Bostonit dhe kryeipeshkvi i Baltimorës, William E. Lori, denoncojnë ligjin, që i hap rrugën lirisë për mbytjen e fëmijës së palindur. Normat e këtij ligji, mendojnë ipeshkvijtë, mund ta vënë në diskutim gjithë mbrojtjen juridike, që ka të bëjë me lirinë e ndërgjegjes e atë fetare, parashikuar nga sistemi juridik federal lidhur me mbulimin e shpenzimeve shëndetësore.
“Duke nisur nga Religious Freedom Restoration (Rfra), miratuar njëzëri me votë bi-partizan në vitin 1993, Kongresi nuk ka votuar asnjëherë ndonjë ligj, që të synojë kufizimin e lirisë fetare të amerikanëve e nuk duhet ta bëjë as tani”, lexohet në letër. Një projektligj i tillë përfundojnë kardinali Sean O’ Malley, kryeipeshkëv i Bostonit dhe kryeipeshkvi i Baltimorës, William E. Lori, nuk mund të jetë në dobi të një kombi, që mbron parimin e lirisë fetare. As nuk do të ndihmonte për ta shtrirë, në dobi të të gjithë qytetarëve, mbulimin e shpenzimeve shëndetësore, sipas synimeve të deklaruara të reformës Obama. Prej këndej, thirrja drejtuar senatorëve për ta hedhur poshtë!







All the contents on this site are copyrighted ©.