2014-07-15 12:36:46

Patriarku Sako i shkruan parlamentit irakian


Duke qenë se deri më tani mbledhjet e parlamentit irakian për formimin e qeverisë së re nuk kanë çuar në asnjë përfundim, patriarku Lous Raphael Sako u ka drejtuar të gjithë deputetëve një letër-thirrje, me të cilën u kërkon të gjitha forcave politike të mbajnë parasysh se vendi po rrëshqet drejt kaosit dhe nuk duhet humbur kohë.
Patriarku e bashkon “zërin e tij të përvuajtë si përgjegjës i bashkësisë së krishterë” me zërat e kryetarëve shiitë e sunitë, për të kërkuar “përshpejtimin e zgjedhjes së tri kryesive dhe për të shpëtuar vendin nga rreziqet e anarkisë dhe të shpërberjes”.
Kryetari i Kishës kaldease u propozon anëtarëve të parlamentit edhe teksin e një lutjeje, të shkurtër, por të ngjeshur, e cila mund të lexohet në fillim të mbledhjeve të asamblesë së përgjithshme. Lutja thotë kështu: “O Hyj, na ndihmo që të mund të dialogojmë me njëri-tjetrin dhe të mund ta kuptojmë njëri-tjetrin, që t’i zgjidhim mosmarrëveshjet mes nesh e të qëndrojmë larg nga çdo mbyllje dhe sektarizëm. O Hyj, na ndihmo të përhapim paqen dhe qetësinë në popullin tonë, në mënyrë që Iraku të mund të dalë fitimtar nga të gjitha problemet. Amen”.








All the contents on this site are copyrighted ©.