2014-07-10 15:02:13

Papa Françesku do të shkojë në Caserta për një vizitë private


Muajin e shkuar Ati i Shenjtë pati një takim me disa pastorë ungjillorë. Njëri nga pastorët njihej me Papën që nga koha kur ishte në Buenos Aires. Tani ai shërben në Caserta (Italia jugore) dhe Ati i Shenjtë i shprehu dëshirën të shkonte për ta takuar privatisht dhe të vizitonte kishën e tij.
Parashikohet që kjo vizitë të zhvillohet më 26 korrik, brenda paraditës. Do të jetë një udhëtim i shkurtër dhe i shumë i thjeshtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.